Merr me dokumenta falso tokën Plot 23.000 m2 tokë, gjykata e Shkodrës i ka sekuestruar sot në fshatin Baks Rrjoll. Kjo prej dyshimeve se toka ishte përfituar me dokumente të falsifikuara nga shkodrani Vatë Lari, i cili e ka shitur tokën në fjalë dhe është arratisur bashkë me paratë drejt Francës.
Ka qenë një tjetër qytetar, ai i cili ka bërë kallëzimin në Polici, çka ka shtyrë Prokurorinë të nisë hetimet.
Vatë Lari dyshohet se duke falsifikuar dokumentat zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh në vitin 2013. Menjëherë pas shitjesh, ai është larguar në drejtim të Francës.
NJOFTIMI I PROKURORISË
Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se: Zyra e Rregjistrimit të pasurisë së paluajtshme Shkodër ka rregjistruar pasurine me siperfaqe 23 000 m 2 , lloji i pasurise Are, date rregjistrimit 18.09.2013.
Eshte administruar nga zyra e regjistrimit praktika qe i perket regjistrimit te pasurise. Nga praktika e administruar ka rezultuar se ka aplikuar per ne ZVRPP Shkoder, shtetasi Vate Lari me date 18.09.2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunes Velipoje, date 04.11.2008 pa numer prot, ku eshte derguar per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vate Kol Marashi, siperfaqja totale 23000 m2. Po ashtu, ne dosje gjendet edhe, ndër të tjera, vertetimi i Komunes Velipoje date 18.09.2013 ku thuhet se shtetasi Vate Gjelosh Lari eshte i njejti person me Vate Kol Marashi.
Lidhur me kete procedim eshte pyetur shtetasi Nikoll Marku me detyren e kryetarit te Komunes Velipoje dhe shtetasi Marash Keqi , punonjesi i zyres se bujqesise te cilet nder te tjera ka deklaruar se nuk kane nenshkruar ne ate shkrese qe i eshte percjelle zyres se rregjistrimit per te percjelle dokumentacionin per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vat Kel Marashi (Vat Gjelosh Lari) .
Per kete arsye eshte kryer ekspertim grafik shkrimi lidhur me nenshkrimin e tyre tek shkresa percjellese e Komunes Velipoje dhe nga akti i ekspertimit grafik shkrimi date 14.11.2016 ka rezultuar se nuk jane shkruar nga shtetasit Nikoll Marku me cilesine e kryetarit te Komunes Velipopje , dhe Marash Keqi.
Nga praktika e administruar ne zyren e rregjistrimit ka rezultuar se pasuria e llojit Are e ndodhur ne fshatin Baks Rrjoll Shkoder me siperfaqe 23 000 m 2 e rregjistruar ne emer te shtetasit Vate Lari , i eshte shitur shtetasit N.S, mbi bazen e kontrates se shitjes date 05 Tetor 2013.
Per kete arsye eshte pyetur shtetasi N.S., i cili ka deklaruar se kete siperfaqe toke ja ka blere shtetasit Vat Lari, qe eshte dhe qe ndodhet prej vitesh ne France bashke me familjen e tij, sipas Kontrates shitje pasurie te paluajtshme date 11.10.2013.
Në këto kushte, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se shtetasi Vat Lari e ka përfituar pronësinë në bazë të dokumentave të fallsifikuara. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës kërkoi nga gjykata vendosjen e sekuestros preventive për këtë pronë, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e qytetit. (D.D/Shuplaka)