Videoja e realizuar nga imami Ahmed Kalaja, në të cilën ishin protagonistë edhe dy lojtarët e Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, e cila u përhap me shpjetësi ka pasur edhe reagime të shumta.
Edhe vetë imami Kalaja i kontaktuar nga një e përditshme tha vetëm se me dy futbollistët kishin njohje të vjetër dhe se kishte shkuar në dhomën e hotelit ku janë grumbulluar lojtarët e Kombëtares jo si imam, por si mik.
Sipas Imam Kalajas problemi qëndron te intereptimi që i kanë mediat kësaj videoje. I pyetur se a ishin marrë parasysh pasojat që mund të binin mbi dy lojtarët, përkatësisht Lila dhe Sadiku, pas asaj videoje, Kalaja tha se problemi qëndronte tek interpretimi që i kishte bërë media.
Sipas Kalajas, videoja e publikuar nuk është e plotë, pasi në të ka edhe pjesë ku në fokus të bisedës të përcjellë, sipas tij, me nota humori, është vënë edhe feja myslimane.
“Këtë duhet ta mendojë media që një bisedë humori shakash, mes miqsh e kthyen në skandal. Problemi është tek interpretimi, pra fakti që është etiketuar si skandal është problem. Është interpretim jo korrekt”, u shpreh ai.
Në videon e regjistruar nga hoxhë Ahmed Kalaja, në bisedë e sipër, Lila, i nxitur edhe nga Kalaja, tregon disa histori pikante me priftërinjtë grekë që hynin në dhomat e zhveshjes së futbollistëve.
(J.V/Shuplaka)