14:51 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Strakosha: Këshillat që i dhashë tim biri për ta mbrojtur portën ndaj italianëve

17:49 | 24/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Strakosha: Këshillat që i dhashë tim biri për ta mbrojtur portën ndaj italianëve

Legjenda e portës shqiptare, Foto Strakosha, ka ruajtur gjithmonë gjakftohtësinë kur ishte vetë në fushë, por emocionet janë të dukshme ndërsa flet për të birin, Thomasin, i cili sonte do të bëjë debutimin me fanellën kuqezi.

Në një intervistë për një gazetë sportive shqiptare, ai tregon bisedat me të birin si dhe këshillat që i ka dhënë për ta mbrojtur sa më mirë portën në këtë ndeshje të rëndësishme.

A e kishe pritur që Thomas të debutonte në një ndeshje të tillë me kombëtaren?

Të them të drejtën jo! Djali ka bërë paraqitje të mira dhe ka ecur në rrugën e duhur deri tani, sigurisht që jam i kënaqur. Është emocion i madh dhe përgjegjësi shumë e madhe.

Çfarë këshille i keni dhënë djalit?

Shikoni, sa më shumë rriten fëmijët, aq më pak këshilla u japim! I kam thënë vetëm të ruajë qetësinë deri në fund, sepse është shumë e rëndësishme! Të mos ndikohet nga fakti që ka rivalë të mëdhenj para. Por ndërkohë ai është i ndërgjegjshëm për këtë. Thjesht i kam kërkuar të jetë sa më i qetë.

Do bëhet Thomasi më i zoti se sa Foto?

(qesh)… Nuk e di, por në moshën që ka dhe në nivelet që luan, babai i Thomasit këto gjëra nuk i kishte parë as në ëndërr…

Çfarë është më e rëndësishme për një portier?

Jetëgjatësia në nivele të larta! Thomasi ka cilësi dhe mbi të gjitha ka karakterin e duhur! I duhet të punojë shumë, por është në rrugën e duhur.

A të shqetëson fakti që Thomasi do ketë përpara një mbrojtje të arnuar, sepse mungojnë Mavraj dhe Gjimshiti?

Thomasi duhet të mendojë të bëjë mirë detyrat e tij! Kështu do i ndihmojë shumë shokët!

 

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja  Itali-Shqipëri e cila do të zhvillohet në  stadiumin “Renzo Barbera” në shtetin italian. Ky stadium është gati të presë tifozët italianë dhe shqiptarë.  Deri më tani mësohet se rreth 8.000 tifozë shqiptare pritet të jenë në mbështetje të skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Italisë. Ndeshja do të fillojë italian në orën 20:45 të kësaj mbrëmje. 

De Biasi, trajneri i kombëtares  kërkon të marrë një pikë të vlefshme, duke ruajtur portën të paprekur pritet të rreshtohet në formacion mbrojtës me modulin 4-3-2-1. Portieri i Lazios, Strakosha që pritet ta nisë si titullar, do të ketë përpara në mbrojtje Hysaj, Veselin, Ajetin dhe Agollin.

Organizimi i lojës i është besuar Kukelit, Memushajt dhe Bashës. Sadiku si sulmues i vetëm pritet të ndihmohet në krahë nga Roshi dhe Llullaku. 

Duhet të theksojmë që qyteti i Palermos duket se është kthyer këto ditë në ‘qytetin e shqiponjave’, pasi që nga e enjtja tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e qytetit italian.

Të veshur me fanella kuq e zi, e me flamuj, këngët shqiptare dëgjohen kudo në Palermo.

Edhe pse Federata Italiane e Futbollit vendosi ta zhvendoste ndeshjen në jug të Italisë, tifozët kuqezi nuk zhgënjyen sa këtë herë të mbështesin ekipin e tyre kudo që shkon.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: itali shqiperiStrakosha
Pas

“Po na vret ndërgjegjia për mungesën e ujit”, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Kemi sjellë rilindjen

Para

Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Tahiri dorëzon detyrën

Para
Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Tahiri dorëzon detyrën

Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Tahiri dorëzon detyrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.