16:33 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Kush është izraeliti i kapur në Rinas me pajisjen “përgjuese”, dyshohet të ketë ardhur për një investigim

19:33 | 24/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është izraeliti i kapur në Rinas me pajisjen “përgjuese”, dyshohet të ketë ardhur për një investigim
Policia e Rinasit ka kapur gjatë kontrollit rutinë në aeroport një pajisje që dedekton përgjimet, në valixhen e një shtetasi izraelit.
 Por kush është pronari i kësaj pajisjeje?  
Ai është Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën.

Frig është një ndër gazetarët që investuan dhe nxorën skandalin e “Panama Papers”, të kompanive ‘of shore’.

Ai ka jetuar në disa vende të botës sipas punës së tij.

Edhe në Shqipëri ai dyshohet se ndodhej për një rast investigimi.

Sot ai po transferohet nga Rinasi në Drejtorinë e Policisë e Tiranës ku do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Veprimet paraprake u bënë në Komisariatin e Rinasit, ndërsa tani është thirrur prokurori dhe i shoqëruari Frig po sillet në Drejtorinë e Tiranës për të marrë deklarimin dhe procedurat.

Një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë është sekuestruar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit.

Aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria.

Menjëherë pas konstatimit të pajisjes është bërë shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.

Aparatura është bllokuar për momentin dhe policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si edhe motivin e vizitës në Shqipëri të izraelitit. Ai eshte marrë në pyetje nga Policia dhe ka thënë se pajisja që kishte nuk është pajisje përgjuese.

(M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: investigimizraelit
Pas

Gazetari i Shqipërisë-gazetarit të Kosovës: Pak politikë për ty dhe ujin që vjen nga zoti

Para

“LSI e PDIU ndihmuan Ramën të bëjë reformat, tani PS-ja del me kokën lart”

Para
“LSI e PDIU ndihmuan Ramën të bëjë reformat, tani PS-ja del me kokën lart”

"LSI e PDIU ndihmuan Ramën të bëjë reformat, tani PS-ja del me kokën lart"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.