Islanda ka shënuar një tjetër gol ndaj Kosovës. 2:0 për mysafirët dhe golin e shënoi Gylfi Sigurdsson në minutën e 35’të nga penalltia.
Ndeshja mes Kosovës e Islandës zhvillohet në “Loro Boriçi” në Shkodër me verdhë-e-blutë ku kombëtarja e Kosovës do të kërkojë fitoren e parë historike pas pranimit në UEFA e FIFA.
Kjo është ndeshja e pestë në Grupin I, ku Kosova regjistron një barazim dhe tre humbje. Mysafirët gjenden në vendin e tretë me 7 pikë në Grupin I, ndërsa Kosova në vend të fundit me vetëm një pikë.
Deri më tani përfaqësueset e këtij Grupi kanë zhvilluar nga 4 ndeshje.
Kosova tre i ka humbur dhe në një ka barazuar.
Kombëtarja kosovare është e fundit në tabelë me një pikë, ndërsa Kroacia e para me 10 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendëse të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusia 2018’, do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’.
Kaq ka mjaftuar që mediat serbe të marrin flakë dhe ta cilësojnë këtë si një skandal.
Kosova bën pjesë në grup së bashku me Finlandën, Turqinë, Ukrainën dhe Islandën.
(M.D/ Shuplaka)