Edhe pse ndryshe nga Ben Blushi dhe shumë shqiptarë të tjerë të cilët kanë shkuar deri në Palermo për të parë ndeshjen Itali-Shqipëri, kryeministri Edi Rama gjithsesi po e ndjek atë, edhe pse nga larg.
Ai ka publikuar një fotografi nga stadiumi “Renzo Barbera” , ku tifozët kanë ngritur një banderolë ku shkruhet: “Arbëreshë, 1 gjak, 1 gjuhë, 1 besë”. Kjo është ndeshje mjaft e rëndësishmë pasi bëhet fjalë për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Ndërkohë është shënuar goli i parë nga italiani De Rosi, gol i shënuar në minutën e 12-të. (D.D/Shuplaka)