Një person ka qëlluar me armë duke lënë disa njerëz të plagosur, duke përfshirë një fëmijë, në Lille të Francës, këtë mbrëmje.
Policia dhe Forcat e Armatosura kanë nxituar në vendngjarje, që ndodhet pranë Porte d’Arras tek stacioni i metrosë në jug të qytetit.
Të shtënat besohet se kanë ardhur nga sheshi Jacques Febvrier, pak metra nga stacioni i metrosë, sipas raportimeve të Express.co.uk
Dëshmitarët raportuan të paktën tre të plagosur, duke përfshirë një djalë, që mendohet të jetë i moshës 14.
Djali 14-vjeçar besohet të jetë qëlluar në këmbë dhe një tjetër është thënë se ka lëndime në qafë, thonë mediat lokale.
Dy nga të plagosurit janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti bërë është transportuar për në spitalin më të afërt.
Të plagosurit janë qëlluar disa herë, sipas La Voix.
Franca mbetet në një gjendje të lartë gatishmërie, pas një vale e sulmeve vdekjeprurëse terroriste të ISIS gjatë kohëve të fundit.
Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar të paktën pesë të shtënat por nuk identifikohet autori i sulmit.
(M.D/ Shuplaka)