Një aktivitet që ka nisur paraditen e sotme përgjatë “Bulevardit Dëshmorët e Kombit”, konkretisht përballë ish-hotel Dajtit, ka shkaktuar bllokimin e trafikut këtë të shtunë.
Kufizimi i automjeteve përgjatë gjithë bulevardit, ka bërë që funksionale të jetë vetëm Unaza. Ky aktivitet i të rinjve, që flitet se ka për qëllim rekordin “Guinness ka rënduar më tepër qarkullimin e mjeteve duke marrë parasysh kufizimin e shkaktuar nga punimet në qendër të Tiranës që pritet të përfundojnë rreth muajit Qershor.
Deri tani, nuk ka ende asnjë njoftim nga ana e Bashkisë së Tiranës apo nga Policia Rrugore mbi trafikun apo masat që do të merren për të përballuar fluksin gjatë fundjavës. Situata e papritur ka shkaktuar bllokimin të qytetarëve për minuta rradhazi.
(XH.A/SHUPLAKA)