Një ditë pas ndeshjes së kombëtares shqiptare me Italinë në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, gazetari Flamur Vezaj komenton incidentin e shkaktuar nga tifozët kuqezi, të cilët hodhën tymuese në fushë.
Vezaj deklaron publikisht se pavarësisht se ishin tifozët shqiptarë ata që shkaktuan një incident i cili nuk na nxjerr mirë në sytë e europianë, ai sërish i mbështet ata.
“Unë jam me Tifozët! Ata i treguan edhe njëherë Dukës se duhen favorizuar të parët për bileta e të respektohen në hyrje të stadiumeve dhe jo të trajtohen si e keqja e futbollit! Federata të kthej sytë tek tifoz grupet e ndryshme dhe jo te politikanët që ikin me dashnor/e sa herë ka ndeshje kombëtarja! #Federate_qokash#”, deklaron Vezaj.
Në minutën e 57-të të përballjes Itali-Shqipëri, ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak se tifozët kuq e zi hodhën tymuese dhe shashka në fushë. (D.D/Shuplaka)