01:01 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ky njeri mund të isha unë!

12:59 | 25/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ky njeri mund të isha unë!

Nga Luan Rama

Po, mund të isha unë… një i ngjashëm si ai… Dëgjova gajden dhe ndalova. Një muzikë e trishtë që të çponte shpirtin. Sipër kokës time, sahati i madh i Tiranës, në krah të xhamisë Et’hem Bej, shtynte si me mërzi sekondat, orët, ditët, ndërsa poshtë tij, ulur mbi lulishten pranë sheshit të madh që nxitonte drejt modernitetit, ky njeri ishte harruar në këngën, në muzikën tij, në mjerimin e vet. Nuk kërkonte lëmoshë. Kush të donte mund të jepte, por vështrimi i tij ishte i ftohtë, indiferent, i lodhur me botën që i rëndonte aq shumë mbi kurriz, dhe ai i binte gajdes sikur t’i binte për herë të fundit, me gulçimën e shpirtit dhe gjakun e trazuar në damarët e tij të kërcyer.

Për kë? As ai nuk e dinte, madje ai kishte shuar gjithçka nga kujtesa. Përse të k ujtonte, mëmirë pa kujtesë, pasi kujtesa është dhimbje, një dhimbje e gjatë dhe e pafund… Isha përballë tij, në këmbë, por as m’i hodhi sytë. Nuk kërkonte asgjë. Dhe unë i thashë vetes time: ky njeri mund të isha unë… dhe ai mund të ishte ky që jam, adhur nga Parisi, pa problemet e ekzistencës.

Dukej një hallexhi i madh aq sa dhe vështrimi i tij ishte flu, bota në flu, gjelbërimi në flu, njerëzit në flu… ç’nevojë për qartësi, për të parë të tjerët që shkojnë indifrentë dhe s’ndalen, pasi ai për ta është një i panjohur… Sahati sipër dukej se kishte qëndruar në orën zero… kohë pa kohë, pasi ai s’kish më nevojë as për kohën as se në cilin shekull ishim, as se kishte filluar një mijëvjeçar i ri.

Ai kishte patur shumë uri, por barku i tij më së fundi i kishte humbur të gjitha ndjesitë, shijet, kënaqësitë që mund t’i kishte provuar ndoshta veç fëmijë, në ditët e pafajsisë. Tani rëndësi kishte veç kjo këngë e fundit, kjo gajde që po i merrte dhe frymën që i kish mbetur, dhe ai e jepte pa ditur se po jepte frymën e tij të fundit.

Frynte bulçitë njëlloj si personazhet homerikë, dhe shpirti i plagosur por që s’ndjente asgjë, ndjehej indiferent nga fjalimet, debatet për demokracinë, fjalët e lirisë dhe të ardhmërisë. Këto fjalë ishin të huaja për të. Kishte kohë që i kishte dëgjuar. E vetmja gjë që i kishte mbetur tashmë ishte kjo gajde dhe kjo klithmë për të shuar helmin e vet, kjo muzikë që vinte rrëpirash prej qindra vjetësh dhe që tani shuhej në lëndinën demokrate të një kryeqyteti… Ky njeri mund të isha unë!

Luan Rama

 

Etiketa: gajdexhiuLuan Ramatirane
Pas

“Federatë qokash, politikanët ikin me dashnoret sa herë ka ndeshje Kombëtarja”

Para

”Fasadat shtrihen në pedonale, lagjet e tjera të Korçës skenë krimi”

Para
”Fasadat shtrihen në pedonale, lagjet e tjera të Korçës skenë krimi”

''Fasadat shtrihen në pedonale, lagjet e tjera të Korçës skenë krimi''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.