Policia ka zbuluar plot 12 pako me Kannabis Sattiva, të fshehura në një shpellë në fshatin Bele të Kukësit.
Pakot me kanabis ishin të mbështjella me letër natriban. Bëhet fjalë për 12 pako me peshë rreth 10 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 20 copë kallëp me lëndë plasëse me peshë rreth 2 kg, si dhe 16 copë fishekë model 56.
Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e detajeve të tjera të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
“Sekuestrohen 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 20 copë kallëp me lëndë plasëse si dhe 16 fishekë Efektivat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bele.
Në një shpellë në formë guve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 pako të mbështjella me letër natriban me peshë rreth 10 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 20 copë kallëp me lëndë plasëse me peshë rreth 2 kg, si dhe 16 copë fishekë model 56.
Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.” (D.D/Shuplaka)