17:20 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kamioni me 8 ton drogë tranzit nga Maqedonia në Shqipëri e Itali, nën hetim edhe biznesmenë shqiptarë

16:04 | 25/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kamioni me 8 ton drogë tranzit nga Maqedonia në Shqipëri e Itali, nën hetim edhe biznesmenë shqiptarë

Pas arrestimit të katër policëve që lejuan kalimin e një kamioni me 8 ton drogë nga Shqipëria drejt Italisë, Prokuroria e ka zgjedhuar rrethin e të dyshuarve. Mësohet se nën hetim përveç policëve janë edhe disa biznesmenë shqiptarë dhe maqedonas si dhe punonjës dogane në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanë dhe portit të Durrësit.

Sipas ABC News, kalimi me lehtësi i 8 tonëve hashash në dy pikat e kontrollit kufitar shqiptar, Qafë Thanë dhe Durrës është bërë në bashkëpunim dhe me dijeni edhe të personave të tjerë.

Kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017 në Pikën Kufitare Qafë Thanë dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqësor. Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar.

“Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punojësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali.

Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës.”, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.

Punonjësit e policisë që u arrestuan:

-Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni

-Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje

-Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje

-Syrja Terziu si kontrollor në hyrje.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: biznesmenekamionipoliceqafe-thane
Pas

Luan Rama në Sarajevë thirrje për transparencë: Korrupsioni jo vetëm pjesë e strukturave shtetërore

Para

Qytetari denoncon: Ç’po ndodh në Vlorë? Mbi 20 djem të mbytur në pak muaj

Para
Qytetari denoncon: Ç’po ndodh në Vlorë? Mbi 20 djem të mbytur në pak muaj

Qytetari denoncon: Ç’po ndodh në Vlorë? Mbi 20 djem të mbytur në pak muaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.