Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi komenton organizimin e këtyre dy ditëve përballë sheshit Skënderbej, ku janë mbledhur shumë njerëz, mbi të gjitha shumë fëmijë, të gjithë të veshur me bluza të kuqe.
Kjo skenë i kujton Bylykbashit kohën e diktatorit Enver Hoxha. Madje, ai shton se pasi të përfundojë edhe restaurimi i stadiumit Qemal Stafa, Veliaj dhe Rama do bëjnë garë edhe me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Per ke e ka marre malli, Erioni paska rikthyer Spartakiaden e kohes se Enverit. Prisni sa t’ia mbaroje Edi i vet stadiumin se do bejne gare me Kim Jong-un e Korese se Veriut. Pune sharlatanesh karagjoze qe duan te shesin anormalitetin per normalitet!”, shkruan Bylykbashi. (D.D/Shuplaka)
