Ardhja e shtetasit izraelit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë dyshime për autoritet shqiptare të cilat e ndaluan atë në aeroport.
Shkak u bë pajisja e dyshimtë që ai mbante me vete.
Mësohet se Frig tha për autoritet shqiptare se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit që e porositi.
Mendohet se ai është Tom Doshi.
Ish-deputeti i PS-se ka qenë personi i fundit qe i ka paguar vetëm 2 mijë euro për shërbimet e tij izraelitit.
Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë izraeliti në Prokurori. Ai ka thënë se Tom Doshi kishte bindjen se përgjohej nga persona të tjerë.
Yoram Frig mendohet se është një detektiv privat dhe kompania e tij quhet “Yoram Frig Investigations”, e cila ndodhet në Tel Aviv.
Policia e Rinasit ka kapur gjatë kontrollit rutinë në aeroport një pajisje që dedekton përgjimet, në valixhen e një shtetasi izraelit. Ai është Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën.
Frig është një ndër personat që investuan dhe nxorën skandalin e “Panama Papers”, të kompanive ‘of shore’.
Ai ka jetuar në disa vende të botës sipas punës së tij.
(M.D/ Shuplaka)