Familja e Ivanka Trump prej kohësh është vendosur drejt Washingtonit në mënyrë që të jetë më pranë zhvillimeve në jetën e babait të saj tashmë President.
Po mesa duket fqinjëve të saj në lagje u kanë filluar ankesat. Ankesa që kanë të bëjnë me parkimin, plehrat por edhe me prezencën e madhe të forcave të sigurimit.
Fqinjët e Ivanka Trumpit, burrit të saj Jared Kushner dhe 3 fëmijëve të saj thonë se trotuaret janë mbyllur, parkingu publik është mbushur dhe se familja dhe stafi i saj nuk janë interesuar për të mësuar orarin e largimit të plehrave jashtë shtëpisë së tyre 5.5 milionë dollarëshe.
‘Ata e kanë shkatërruar lagjen”, tha Marietta Robinson për Associated Press.
Shtëpia në lagjen Kalorama u ble në muajin dhjetor nga një kompani e cila e ka dhënë me qera për çiftin Kushner dhe Trump të cilët u zhvendosën pas inaugurimit të babait të saj, presidentit Donald Trump. Të dy punojnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë. (E.K/SHUPLAKA)