Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një nga lagjet e Liverpolit në Angli e për pasojë janë plagosur 32 persona 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Shkak i shpërthimit është bërë një bombël gazi dhe ka përfshirë një restorant kinez. Dëshmitarët e pranishëm në zonë e përshkruajnë situatën si një gjendje lufte.
‘’Kishte copa xhami në gjithë trotuarin dhe në rrugë. Njerëzit u lënduan. Disa prej tyre janë mbuluar më gjak. Ishte sikur zonë lufte, nuk mund ta besoja’’, tha një dëshmitar, transmeton The Mirror.
Kujtojmë se disa ditë më parë Britania qe pre e një sulmi terrorist përpara parlamentit nga I cili mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. (E.K/SHUPLAKA)