Monika Kryemadhi është një nga deputetet më aktive të LSI-së. Ditët e fundit ajo është përfshirë në disa debate përsa i përket ligjit të Arsimit të Lartë, infrastrukturës në zonat rurale apo problematika të tjera.
Ajo ka folur edhe për fushatën e saj në Elbasan duke u shprehur se asaj i interesojnë shqetësimet e qytetarëve dhe jo kë ka përballë.
E pyetur se si do të jetë përballja e saj me Mimi Kodhelin ajo u shpeh se janë njerëzit ata që të japin fuqi.
‘’Për sa u përket proceseve zgjedhore, nuk më interesojnë personat që janë përballë. Jam gjithmonë duke trokitur në dyert e njerëzve që duhet të shkojnë të votojnë. Ti konkuron me programin, konkuron me mënyrën e punës tënde në terren, që është shumë e rëndësishme, konkuron me atë çfarë përfaqëson. Konkuron me njerëzit që ke nga pas. Mund të jesh njeri shumë i mirë, por njerëzit që ke pas nuk të përfaqësojnë denjësisht.
Mund të jesh njeri anonim, por njerëzit që ke pas mund të të japin fuqi dhe forcë. Njerëzit jane politizuar. Janë të përqëndruar cfarë përfaqëson partia politike, simboli, dhe nuk janë fokusuar fare te individi dhe te ai që përfaqëson hallet dhe problemet e tyre. Gjë që, po ta shohësh te procesi zgjedhor që kemi diskutuar ne, procesi, ashtu si është ndertar bën që listat e deputetëve kanë mbetur në duart e kryetarëve. Në fund të ditës vendos kryetari i partisë nëse ti do të jesh ose jo në listë’’, tha Kryemadhi.
Ajo është shprehur edhe për marrëdhënien personale me Kodhelin duke e konsideruar një mike të mirë.
‘’E kam mike. Është shumë e mirë. Kemi qenë dy herë bashkë në fushatë. Kemi qenë në fushatën e 2013-s dhe nuk jemi takuar fare. Jemi takuar vetëm një herë për sa i përket bashkëpunimit të komisionerëve në numërim, gjë që duhej, për te mos ndodhur ajo çfarë ndodhi në 4-5 qendrat e fundit të një KZAZ-je dhe tjetra ka qenë në zgjedhjet lokale ku kemi hyrë me kandidaturë të përbashkët, sa i përket kandidatit të bashkisë së Lezhës e ku bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Tjetër gjë sa produktiv jemi’’, mbyll komentin Kryemadhi. (E.K/SHUPLAKA)