Londra është tronditur përsëri nga një ngjarje e rëndë. Pas sulmit terrorist të pak ditëve më parë, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe 40 të plagosur kryeqyteti britanik ka përjetuar çaste paniku teksa një makinë tip ‘Peugeot’ ka përplasur këmbësorët që ishin para një disko.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Islington dhe sipas Daily Mai në mjet ishin dy persona, ndërsa të plagosur mbetën dy burra dhe një femër.
Gjatë kontrollit të policisë, në mjet u gjet një thikë dhe një tjetër trotuar.
Policia deri më tani ka arrestuar 2 persona dhe po punon për indetifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
(J.V/Shuplaka)