Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një klub nate në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga të shtënat dyshohet se ka dhe viktima.
Sipas ‘Daily Mail’ një person ka gjetur vdekjen dhe 13 të tjerë janë plagosur duke u dërguar në spital.
Ky nuk është rasti i parë që ndodhin incidente me armë në SHBA pasi edhe më parë ka pasur sulme të tilla. Armëmbajtja në Amerikë është një fenomen mjaft i përhapur.
Duhet thënë se ditë pas dite frika nga sulmet është bërë përherë e më e madhe. Vetëm disa ditë më parë në Angli u vranë 5 persona dhe u plagosën më shumë se 40 të plagosur. (E.K/SHUPLAKA)
(