Meridian Ramçaj, ish banori i Big Brother i ftuar në Fan Club ka treguar se prej pak kohësh është duke u angazhuar me partinë politike Libra.
Gjatë fjalës së tij Meridiani nuk la pa përmendur as të shkuarën, duke u referuar kështu edhe eksperincës së tij në Big Brother.
“Më ka pëlqyer si formulë, është interesante. Më ka pëlqyer loja në çifte dhe mënyra si është zgjedhur. Jo se nuk ka patur dashuri në vitet e kaluara, por tashmë është e deklaruar që në fillim. Unë do të doja që njerëzit t’i shikonin si rivalë, dhe jo për raste të veçanta.Nuk dua të kthehem pas, sepse i bie që të dal kundër produksionit sepse janë të kurdisura. Por dua të tregoj momentin që unë bëra gati valixhet gati për të dalë i cili nuk u transmetua nga produksioni, sepse unë kërkoja që të pranohej loja nga x person, por kjo nuk u transmetua. Kjo ishte mashtrim në atë kohë, por unë e thashë meqë më pyetët”- tha ai.
“Më duket se ke mbetur akoma në atë kohë me lojën që le pas”,-e ngacmoi Albana
“Na i thuaj për këtë bëhet fjalë ky diskutim mo vlla, sa lek do”,- i tha Curri.
Por Meridiani nuk pranoi të japë emra, shkruan Blitz.al. (J.V/Shuplaka)