Të rinjtë e LSI kanë zhvilluar ditën e djeshme një aktivitet nbë qytetin historik të Beratit. Këngë, valle dhe shumë aktivitete të tjera në muret e kalasë historike.
Së bashku me të rinjtë në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues së LSI-së në këtë qark. Ku padyshim që nuk mungonte as ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
Këtë aktivitet e ka njoftuar dhe numri dy i të rinjve të LSI-së Klevi Pojana:
Te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim Berat zhvilluan nje aktivitet per promovimin e vlerave turistike dhe kulturore te qytetit.
E nisen kte nga kalaja e qytetit, i cilesuar si me i bukuri ne Europe, dje Berati dukej me i bukur se kurre dhe kjo fale te rinjeve te LRI qe e zbukuronin me pozitivitetin e tyre.
Aty ku gershetimi i te vjetres dhe te rese ka pasur ne shekuj deshmitar malin madheshtor te Tomorrit te rinjte e LSI dhane mesazhin e qarte se e duan dhe vleresojne pasurine e tyre me te madhe, Shqiperine.
Qindra te rinje te Beratit deshmuan me prezencen dhe vullnetin e tyre se LSI eshte forca e te rinjeve dhe mbeshtet maksimalisht te rinjte.
Kjo perben dhe besimin e cdo te riu se LSI do jete force e pare politike ne zgjedhjet e ardhshme.
E thene jo thjesht per propagand politike por mbi te gjitha kjo qendron si alternativa me e mire, alternative qe do te prodhoje zgjidhje per shume probleme qe vendi ka sot.
LSI punon cdo dite per te krijuar me shume shance per rinine shqipetare.
LSI eshte e vendosur te punoje per te krijuar nje sistem me te mire edukimi, pasi shikon tek arsimimi forcen kryesore te zhvillimit te vendit.
LSI eshte e vendosur te jete forca politike qe do te angazhohet per me shume vende pune, dinjitoze dhe te mirepaguara, nis pikerisht nga ktu rritja e mireqenies dhe e standartit te jeteses.
Levizja Socialiste per Integrim eshte nje force politike korrekte dhe koherente ne raport me qytetaret.
Ka treguar dhe tregon gjithmone pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet politike duke u sjelle ne nje menyre jo tipike per politiken shqipetare por krejt orgjinale dhe te drejte ne marrdhenie me njerezit.
LSI merr force dhe energji nga pozitiviteti i te rinjeve dhe besimi tek nje e neserme me e mire.
Shqiperia europiane merr jete nga endrrat e te rinjve.
Levizja Socialiste per Integrim eshte e thjeshte ne mesazhin e saj por teper e sakte pasi te ofrosh nje shans per te gjithe eshte pikerisht ajo qe i duhet sot vendit!
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1421″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]