Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë u cilësua si mjaft e mirë nga të dy teknikët e skuadrave po jo të gjithë ndajnë këtë mendim.
Ish-sulmuesi i Romës dhe kombëtares italiane, Roberto Pruco, e ka cilësuar ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë si një lojë me nivel mediokër.
“Shqipëria bëri gjithçka që të mos ta linte Italinë të luante. Në këtë mënyrë u prodhua një ndeshje mediokre. Në fund u arrit fitorja, por kjo sepse Italia është superiore në cilësi”, u shpreh Pruco për “Radio Radio”.
Pavarësisht lojës Italia mundi të siguronte 4 pikët që i duheshin për ecurinë në këto eleminatore. (E.K/SHUPLAKA)