Tre persona që po udhëtonin në këmbë nga fshati Vrisera në drejtim të digës së liqenit, janë arratisur sapo kanë vënë re forcat e policisë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, kohë kur ata u konstatuan përmes kamerave termike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ngarkesën e braktisur, janë gjetur dhe sekuestruar 22 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa”.
“Tre personat po udhëtonin në këmbë nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit, të cilët sapo janë pikasur nga policia ata kanë braktisur çanatat, duke përfituar nga erresira janë larguar në drejtim të pyllit.
Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve. Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.”, bëhet ndër të tjera e ditur në njoftimin e Policisë Kufitare të Kakavijës.
(XH.A/SHUPLAKA)