Është arrestuar në Vlorë një i ri i shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale. Policia ka vënë në pranga shtetasin Mbarsjan Hysaj 28 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës.
Ai akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: – Mbarsjan Hysaj, 28 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në lagjen “Pavarësia”, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”. (Ngjarje e ndodhur në Nëntor të vitit 2016). Vepra penale për të cilat i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post