Urrejtjen mes izraelitëve dhe palestinezëve e ka provuar mbi shpinë dhe një fëmijë 8-vjeçar që isjhte duke kërkuar lodrën e tij, i cili është terrorizuar nga disa ushtarë që kanë ushtruar dhunë psikoligjike mbi të duke i kërkuar të tregonte emrat e shokëve që kishin hedhur gurë në drejtim të zonës së tyre.
Në videon e publikuar nga “Al Jazeera” shihet se si një grup ushtarësh izraelitë terrorizojnë vogëlushin e frikësuar deri në palcë.
Një përballje e ashpër shënohet rreth një prë më pas mes ushtarëve dhe disa grave palestinezë të cilat arritën të lirojnë fëmijën nga duart e ushtarëve.
“Unë shkova tek një ndër ushtarët dhe i kërkova të më kthente mbrapsht djalin tim. Ai refuzoi dhe më tha: “Nëse do djalin mbrapsht, binde atë të na tregojë neve emrat e fëmijëve që qëlluan me gurë.”, ka rrëfyer nëna e vogëlushit, pasi kishte marrë të birin.
Konflikti Izrael-Palestinë është i hershëm. Herë pas here ky konflikt është përshkallëzuar duke shënuar qindra viktima.
(XH.A/SHUPLAKA)