Gjithçka është shkrumbuar vetëm një natë më parë. Fati nuk ka qenë në krah të tyre. Pasuria dhe gjitthçka që ata kishin u shkrumbua në pa minuta. Por nga flakët e zjarrit janë në qiell të hapur 5 anëtarë të një familjeje dhe tashmë nuk po gjejnë asnjë zgjidhje si të jetojnë.
Fjalën e kemi për zjarrin e papritur që përfshiu mesnatën e kaluar banesen e familjes së Jak Përdedes duke lënë nën qiell të hapur 5 antarët e familjes së tij në fshatin Luf.
Nga banesa dhe gjithçka që kjo familje kishte nuk ka mbetur më asgjë. Ashtu siç shihen edhe në këto foto shtëpia tashmë është e pabanueshme, madje edhe e rënuar.
Familjarët bëjnë apel për ndihmë. Rastin në fjalë e sjellë në vëmëndje gazetari Armir Mehaj i cili shprehet: Ju lutem kush të mundet të kontribuoj sado pak të lehtësojmë dhimbjen e kësaj familje.
(J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1427″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]