Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit, të akuzuar për dhunën në familje. Është arrestuar Brunild Tufa 33 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se në gjendje të dehur ka dhunuar shtetësen I. L. 58 vjeçe.
Në pranga ka rënë edhe Zef Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, i cili akuzohet se një ditë më parë, ka kanosur me armë bashkëshorten e tij V. Prenga 47 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, fishekë dhe një thikë e dyshuar si armë e ftohtë.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Brunild Tufa 33 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Tufa, mbrëmjen e djshme , për motive të dobëta, në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë fizike, duke goditur nënën e tij, shtetasen I.L. 58 vjeçe.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.
—
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve të specializuara, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat I një konflikti familjar.
Më të marrë njoftim uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët në kohë rekord kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin, konretisht shtetasin:
- Zek Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
Prenga, dyshohet se më datë 26.03.2017, në basnesë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen V.P. 47 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale:
- një armë zjarri automatik AK 47,;
- 80 copë fishekë model 56;
- një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.
I arrestuari është person me preçedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 84, 278/2 dhe të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)