02:38 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Bllokimi i mishit të importuar nga Brazili, AKU sqaron publikun

16:04 | 27/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokimi i mishit të importuar nga Brazili, AKU sqaron publikun

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagon në lidhje me lajmin që qarkulloi sot nëpër media se ka bllokuar të gjitha sasitë e mishit të ardhura nga Brazili.

Sipas AKU-t nuk ka një shqetësim nga sistemi alert i Komisionit Europian (RASFF), për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri, dhe do t’i bllokojë ato derisa të vijë përgjigja e analizave prej mostrave të këtyre produkteve.

Ky vendim i AKU-t vjen në një kohë kur e gjithë bota është përfshirë në hulumtime nëse mishi i kalbur brazilian ka përfshirë vendet e tyre, dhe Shqipëria vetëm vitin e kaluar, 25% të importeve të mishit i pati nga Brazili.

Njoftimi i AKU-t:

Sqarim në lidhje me keqkuptimin e lajmit të nisur sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në lidhje me importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit.

Në lidhje me çfarë është publikuar në media gjatë ditës së sotme, referuar e-mailit të dërguar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë ndodhur disa keqkuptime dhe keqinterpretime me paragrafin e fundit të këtij njoftimi.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte”.

Ky është paragrafi i plotë i nisur nga Zyra e Shtypit në AKU dhe duke qenë se u krijua një situatë e tillë, ju bëjmë me dije se: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka bllokuar importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit. AKU ka bllokuar sasi produkti të mishit të importuar nga Brazili për t’u analizuar, sipas procedurës standarde në raste dyshimesh apo rreziqesh në mundshme. Që nga data 23 mars 2017, AKU ka marrë mostra në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK), të çdo ngarkese të ardhur me mish derri apo pule nga Brazili, për t’i analizuar.

Këto sasi nuk do të lejohen të dalin në treg për konsumatorin, deri në rezultatin e përgjigjeve nga laboratorët e AKU dhe Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Përsa më sipër, kërkojmë bashkëpunimin tuaj për sqarimin e këtij lajmi, i cili është keqkuptuar dhe që mund të shkaktojë panik tek konsumatori ose keqinterpretim tek importuesit e mishit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: AKUBrazilimishi i kalbur
Pas

Kalonte mallra pa zhdoganim, dënohet me 1 vit burg i riu dhe kapen në shkelje 3 punonjësit e doganës

Para

Gjendet një kufomë në breg të detit në Durrës

Para
Gjendet një trup i pajetë tek “Mali i Robit”, nis hetimi për zbardhjen e ngjarjes

Gjendet një kufomë në breg të detit në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.