Një automjett i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët teksa ecte në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë “Burgut të Ri” në Vlorë ka marrë flakë një “Kamion” me targë “Policia – 0021”.
Mjeti njoftohet se është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jete një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit. Paraprakisht është djegur një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Priten të tjera të dhëna mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.D/ Shuplaka)