Rihapet “Lolita”, një nga faqet më të ndjekura në Facebook e cila qëndroi e mbyllur prej gati tre muajsh.
“Lolita” shkruan se pas gjithë kësaj kohe, më në fund e kuptoi se Kryeministri Edi Rama është më i miri në 100 vitet e fundit.
“Do thoni ju: Po hë çu bëre?
Mu desh gjithë kjo kohë për të reflektuar se Rilindja është gjëja më e mirë që na ka ndodhur dhe Edi Rama është kryeministri më i mirë i këtyre 100 viteve të fundit.
Mirë se ju gjeta!”, shkruan “Lolita”.
Më 23 janar të këtij viti, kjo faqe njoftoi se do të mbyllej, por kjo nuk kishte të bënte as me rilindjen as me ndonjë parti tjetër politike, të cilat i ka sulmuar shpeshherë.
“Do ta mbyllim Lolitën!
Do ta mbyllim faqen për ca kohë. Nuk po n e mbyll as rilindja, LSI, as i dreqi me të birin, por po e mbyllim vetë për arsye personale.
Edhe pse shumë nga ju mendojnë se ne paguhemi kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi dhe ne jetët tona dhe hallet tona.
Do e shfrytëzojmë këtë periudhë si një periudhë reflektimi dhe do mundohemi të kthehemi më të mirë e të rritur.
Ju falenderojmë të gjithë ju që na ndiqni dhe ju që bëni sikur nuk na ndiqni dhe na keni inat.
Ju duam të gjithëve në mënyrën tonë.
Ah, dhe mundohuni të mos ia shisni askujt shpirtin tuaj se është gjëja më me vlerë që keni!
Mirupafshim
Lolita”, njoftonte Lolita para pak muajsh.
Mirëpo cila është arsyeja e vërtetë e mbylljes së kësaj faqe, ende ka mbetur enigmë, edhe pse aludohet se bëhet fjalë për arsye politike. (D.D/Shuplaka)