Ish-kryeministri Sali Berisha a marrë një tjetër denoncim sot, këtë radhë nga “oficeri dixhital”, siç e quan ai.
Në postimin e ish-kryeministrit, thuhet se vëllai i kryeministrit aktual Edi Rama, Olsi Rama dhe presidenti i Partizanit Gaz Demi, po përpiqen të ndërtojnë pallate në pronat publike.
Bëhet fjalë për ambientet e dhëna me kontratë për ekipin e Partizanit, ndërtesa të cilat janë në tokë publike. Madje për rikonstruksionin e tyre janë shpenzuar reth 3 miliardë lekë.
POSTIMI I BERISHËS
Olsi Rama me Gaz Demin duan të ndërtojnë pallate në prona publike!
Oficeri dixhital denoncon:
-Mimi Striptizen dhe
-sekretarin e saj të super-përgjithshem, Kraja sepse
-bëjnë presion mafioz oficerëve që të firmosin për t’i dhënë
-Gaz Demit dhe Olsi Ramës ambiente të dhëna për ekipin Partizani me kontratë
-por që kjo dyshe, me sa duket në kundërshtim me kontratën
-do ndërtojë pallate! sb
“Sekretari i pergjithshëm i Ministrisë Mbrojtjes Arjan Kraja, me porosi të Ministres Kodheli po i shantazhon me kërcënim oficeret (ca kapitena te lodhur) që të firmosin që Gaz Demi, që ësht një me Olsi Ramën të prishë tre objekte në ambjentet që me vendim qeverie ka marrë me kontratë për Partizanin gjasme… kjo nuk është e parashikuar në kontratë. Por ato ndërtesa janë në tokë publike dhe për rikonstruksionin e tyre janë shpenzuar edhe 3 miliardë lekë. Gazi dhe Olsi e duan atë mjedis sic duket për të ndërtuar pallate, mirëpo oficerët po ta firmosin nesër ata hanë burgun…” (D.D/Shuplaka)