10:12 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

40% e shqiptarëve rradhë në sportel vetëm për informacion, cilat janë pyetjet më të zakonshme të tyre

07:47 | 28/03/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
40% e shqiptarëve rradhë në sportel vetëm për informacion, cilat janë pyetjet më të zakonshme të tyre

Për çfarë shërbimesh kërkojnë më shumë informacion shqiptarët?

Është ndoshta për t’u habitur, por afro 30-40% e njerëzve që qëndrojnë në radhë në Shqipëri janë aty vetëm për të marrë informacion. Njerëzit humbasin kohë duke pritur në radhë të gjata vetëm për të pyetur.

Por cili është informacioni më i kërkuar prej tyre? Në numrin kombëtar 118-00 të hapur nga Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) i cili është krijuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për të marrë informacion mbi 400 shërbime publike, telefonatat më të shpeshta janë për një kategori të caktuar.

DPGJC, ose Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, është institucioni për të cilin shqiptarët kërkojnë më shumë informacion me gati 215 telefonata. Pyetjet mbi marrjen e certifikatave, rinovimi i pasaportave dhe gjithçka që ka lidhje me gjendjen civile janë më të shpeshtat.

Pas elementeve që kanë të bëjnë me identitetin, prona është çështja e dytë që ka më shumë mungesë informacioni.

ZRPP është institucioni me më shumë telefonata, kjo dhe për shkak të procesit të rivlerësimit, si dhe atij të legalizimit, proces për të cilin kërkohen informacione për mënyrën se si aplikohet, dokumentet që duhen, kostot etj.

DPSHTRR dhe lejet e drejtimit renditen të tretat për nga numri më i madh i telefonatave të marra për informacion. Rinovimi i lejeve të drejtimit dhe procedurat e reja kanë bërë që shumë qytetarë të telefonojnë për të marrë informacionin e duhur për dokumentet që duhet të paraqesin në sportel, duke bërë që me një “alo” të shmangin radhët e gjata dhe kohën e humbur kot.

Që nga hapja e Call Center-it 118-00 në fillim të muajit tetor ka pasur më shumë se 3,000 kërkesa, ku institucioni për të cilin është kërkuar më shumë informacion është ZRPP, por edhe Gjendja Civile, DPSHTRR etj./monitor

Etiketa: informacionshqiptaret
Pas

Besa Kokëdhima vjen me “Kokëfortë”

Para

Xhaka-De Biazi, Duka: Luan kush e meriton, Taulanti nuk ka ikur pa lajmëruar

Para
Xhaka-De Biazi, Duka: Luan kush e meriton, Taulanti nuk ka ikur pa lajmëruar

Xhaka-De Biazi, Duka: Luan kush e meriton, Taulanti nuk ka ikur pa lajmëruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia sulme masive në Kiev, përdor dronë dhe raketa balistike! Zyrtarët ukrainas: Armiku po përmirëson taktikat e tij

Kaos gjatë festës për titullin, mbi 120 të lënduar në Itali. Çfarë ndodhi pas kurorëzimit të Napolit kampion

Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.