Policia e Lezhës ka publikuar analizën vjetore për punën e Policisë së Shtetit, në të cilën rezulton se sipëfaqet me kanabis janë shtuar me e.8 herë më shumë në 2016-ën, se sa në 2015-ën.
Sipas policisë, ky qark konsiderohet si një zonë me rrisk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike.
Në takimin e organizuar nga prefektura me aktorët e përfshirë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, u kërkua një bashkëpunim më i madh mes policëve dhe vendorëve, për ta mposhtur këtë fenomen.
Në Drejtorinë e Policisë Lezhë janë evidentuar 3.8 herë më shumë raste në shkallë qarku. Nuk do të ketë më parcela pa emër. Do ti vihet emri dhe mbiemri, duke filluar që nga punonjësi i policisë përgjegjës, ndihmës specialisti policim në komunitet, specialist i krimeve, kryeplaku, kryetari i njësisë administrative, të gjithë personat përgjegjës.”, tha Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.
“Ne duhet të jemi të gjithë sëbashku të bashkuar pa dallim për të dhënë kontribut për të ndaluar fenomenet e dëmshme.”, shtoi më tej prefekti i qarkut Eduart Ndreca.
Fenomeni i kanabizimit është kthyer në një shetësim të madh gjatë 2016-ës, ku ka patur debate të mëdha edhe midis politikanëve, nëse kanabisi është shtuar apo jo gjatë tre viteve të kësaj qeverie. (D.D/Shuplaka)