02:16 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Më hanin pak këmbët të luaja edhe vetë”, mësoni si e vlerëson Tare ndeshjen e Shqipërisë

12:14 | 28/03/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Oferta e ”çmendur” e Interit, 300 milionë Euro në duart e Igli Tares

Duhet thënë se ndeshja me Italinë nuk la një shije të mirë jo vetëm prej rezultatit po edhe prej sjelljes të pahijshme të tifozëve në shkallët e stadiumit. Shqipëria rrezikon të marrë një dënim nga UEFA, ndërkohë që grupimi i tifozëve ‘’Ilyrian Elite’’ është përjashtuar përjetë nga stadiumi.

Igli Tare në një interistë për një të përditshme sportive është shprehur se ne nuk duhet të prisnim më shumë nga lojtarët pasi kundërshatri që kishim përballë nuk na e lejonte këtë.

“Mendoj se Shqipëria u paraqit mirë. Kundër një skuadre si Italia, ky është maksimumi. Krijon disa raste, luan një futboll të kënaqshëm, sidomos në pjesën e parë dhe, më pas, duhet edhe të mendosh të përballosh një nga ekipet më të mira në botë”, rrëfen Tare.

Igli, si ju duk ndeshja me Italinë?

Mendoj se Shqipëria luajti mirë në kompleks. Natyrisht ka vend për përmirësim, por gjithsesi mua performanca më pëlqeu. Luajtëm në pjesën e parë me autoritet dhe patëm raste për të shënuar.

Gjithsesi, në fund humbëm 2-0…

Dakord, por kishim përballë një skuadrat më të mira në botë. Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë potencialin tonë. Do të ishte naivitet të kërkonim që të dominonim Italinë në shtëpinë e saj. Ne i patëm rastet tona, por për fat të keq nuk i shfrytëzuam. Kaq, është e thjeshtë: nëse ndaj një rivali si Italia nuk shfrytëzon ato pak raste, atëherë…

A u ndiet keq për incidentin e tifozëve?

Po, shumë. Ishte një gjest i dënueshëm. I turpshëm. Shqiptarët me punë dhe me sakrifica po përpiqen që jo vetëm të ndërtojnë jetën e tyre jashtë Shqipërisë, por të përcjellin edhe mesazhin se vendi ynë po ndryshon dhe po përmirësohet. Mirëpo, ai incident për fat të keq nuk bëri gjë tjetër veçse cenoi imazhin e Shqipërisë dhe na kthen disa vite pas. U ndjeva keq dhe shumë i zhgënjyer nga sjellja e atyre tifozëve që shkaktuan edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Folët fjalë të mira për Shqipërinë, por a mund të bënim diçka më shumë, a pati ndonjë gjë që në syrin tuaj nuk shkoi si duhet?

Pas ndeshjes është e lehtë të dalësh në konkluzione. Unë jam i mendimit se Shqipëria në tërësi, për potencialin që ka, luajti mirë. Natyrisht, u vu re një rënie fizike pas minutës së 70-të, por ky nuk është problem teknik. Kjo vjen edhe për diferencat që kanë skuadrat dhe kualitetet që i përbëjnë ato.

Pësuam dy gola ndoshta të evitueshëm…

Goli i parë ishte prej një episodi në zonë, që në futboll edhe ndodh. Te goli i dytë ndoshta mund të kishte pasur pak më shumë përqendrim, por tani është e kotë. Po luanim me Italinë, mos harroni asnjëherë…

Ju vetë si u ndiet gjatë ndeshjes?

Më hanin pak këmbët të luaja edhe vetë… (qesh). OK, kur luanim futboll sigurisht që të gjithë kanë pasur dëshirë që të luanin kundër Italisë. Megjithatë, paraqitja jonë ishte dinjitoze, me përjashtim të atij grupi tifozësh që bënë realisht një gjest të dënueshëm dhe të shëmtuar.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Igli Tareme hanin kembetndeshjasport
Pas

Miratohet rregullorja për Gjykatën Speciale, hapet rruga për ngritjen e akuzave ndaj pjesëtarëve të UÇK-së

Para

Ka ditëlindjen por nuk e feston, çfarë ka ndodhur me Blerina Bombajn? “Unë vendosa të shkoj te ata”

Para
Ka ditëlindjen por nuk e feston, çfarë ka ndodhur me Blerina Bombajn? “Unë vendosa të shkoj te ata”

Ka ditëlindjen por nuk e feston, çfarë ka ndodhur me Blerina Bombajn? “Unë vendosa të shkoj te ata”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.