Këngëtarja Mariza Ikonomi reagon pas lajmit se këngëtari i njohur Françesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në ambientet e QSUT-së.
Mariza tregon se ka nisur të lutet për shëndetin e Françesk Radit, të cilin e konsideron si njeriun më të dashur.
“lutje shume lutje ..per profesorin & njeriun me te dashur te zemres sime Françesk Radi !!!”, shkruan Mariza.
Radi ndodhet në spital që prej 26 marsit, kjo për shkak se kishte pësuar hemoragji të trurit. Bashkëshortja e tij Tefta Radi ka deklaruar se gjendja e këngëtarit është tej mase e rëndë.
“Nëse autoritetet kanë mundësi për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”, tha mes lotësh Tefta Radi.
Në postimin e saj në instagram, Mariza ka publikuar një fotografi të vjetër përkrah profesorit të saj, për t’i uruar atij që të jetë gjithmonë i qeshur, si në foto. (D.D/Shuplaka)