Pas dy aksidenteve të ndodhur njëri-pas tjetrti në kryeqytet një aksident i tretë ka ndodhur paraditen e sotme, vetëm se kësaj radhe në Lezhë.
Mësohet se dy makina janë përplasur keqzi me njëra-tjetrën në rrugën Lezhë – Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit. Pas përplasjes njëra prej makinave ka rënë në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, megjithatë policia ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)