Kryetari i Komunës së Pustecit Edmond Temelko është arrestuar ligjërisht, të paktën kështu ka vendosur Gjykata Sepreme në Maqedoni.
Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, i përbërë nga pesë gjykatës supremë, vendosi se privimi nga liria i kryetarit të Komunës së Pustecit, është i ligjshëm.
Temelko është një nga të dyshuarit kryesorë në rastin e ngritur nga PSP-ja, “Titanik”, që ka të bëjë me dyshime për parregullsi zgjedhore të kryera në vitin 2013, kur banorët e Pustecit, me dokumente të falsifikuara votonin për VMRO-DPMNE-në në Qendër dhe komuna të tjera të Maqedonisë.
Ai u arrestua më 12 shkurt të vitit të kaluar, pas kërkesës së Prokurorisë Publike Speciale në Maqedoni. (D.D/Shuplaka)