20:17 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Xhaçka ngjitur me Ademin, kujdesi për fëmijët s’ka kahe politike

15:06 | 28/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhaçka ngjitur me Ademin, kujdesi për fëmijët s’ka kahe politike

Ministrja e re e Mirëqenie Sociale Olta Xhaçka mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare mbi kujdesin alternativ për fëmijët pa kujdes prindëror. Në konferencën në fjalë, Xhaçka shihet pranë kryebashkiakes demokrate të Shkodrës Voltana Ademi, me të cilën kryeministri Edi Rama ka debatuar lidhur me rikonstruksionin e “Kafes së Madhe”, por jo vetëm.

Mirëpo duket se dy gratë merren vesh mirë me njëra tjetrën, pavarësisht kundërshtive ideologjike, sidomos kur bëhet fjalë për çështje aq sensitive siç është kujdesi për fëmijët.

“Unë jam bërë nënë rishtazi dhe kur bëhesh nënë ka një moment magjik, që shënon një rrugëtim të gjatë, të bukur, të vështirë e plot emocione. Është pikërisht momenti i vështrimit të parë magnetik i fëmijës tënd. Në atë moment konkretizohet lidhja e fortë dhe speciale që ke me të.

 Unë di, që sot janë 5 ose mbase më shumë foshnje në Njësinë e Braktisjes së Bebeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe ato bebe janë në kërkim të vështrimit të figurës mëmësore, në kërkim të sigurisë së qëndrueshme, në kërkim të ledhatimeve dhe dashurisë pa kushte.

Bebet vijnë aty vetëm me një emër, madje njërës prej bebeve ia kish vënë emrin punonjësi i nderuar i policies, që e kishte gjetur në rrugë të braktisur.

Ato bebe, në rastin më të mirë gjejnë një sistemim në një përkujdesje me bazë familjen dhe në rastin më të keq do të vazhdojnë kalvarin e kalimit nga një institucion në një tjetër deri sa të dalin në jetë. Dhe sipas statistikave ka më shumë gjasa të ndodhë kjo e fundit.”, tha ministrja në Konferencë.

Ndër të tjera Xhaçka shprehet se Qeveria dhe Ministria kanë ndërmarrë një seri reformash, lidhur me këtë çështje. Ajo foli për disa ndryshime thelbësore që kontribuojnë në sistemin e përkujdesit ndaj fëmijëve dhe për të cilat shprehet se janë angazhuar seriozisht. Dy prej tyre kanë të bëjnë me legjislacionin dhe me fushatat ndërgjegjësuese. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaOlta xhackaVoltana Ademi
Pas

Vetëm 4 vjeçe, por rrëmbeu zemrat e të gjithëve me talentin e saj (VIDEO)

Para

”Rama lideri më afër Soros-it në Ballkan”, ZBULONI LIDHJEN e ‘’Breitbart News’’ me Presidentin Amerikan

Para
”Rama lideri më afër Soros-it në Ballkan”, ZBULONI LIDHJEN e ‘’Breitbart News’’ me Presidentin Amerikan

''Rama lideri më afër Soros-it në Ballkan'', ZBULONI LIDHJEN e ‘’Breitbart News’’ me Presidentin Amerikan

Discussion about this post

 



Të Fundit

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.