Në më shumë se tri vite qeverisje, kryeministri Rama premoi 300 mijë vende pune, premtim që shpeshherë është kritikuar nga opozita si i pambajtur, ndërkohë që edhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ankesat e tyre për mumgesën e punësimit në vend.
Por përkundër këtyre kritikave, ai është shprehur se “punë ka, por nuk ka profesionistë”, “në të gjitha ndërmarrjet në autostradën Tirana-Durrës po të shkosh, gjen vende pune”.
Megjithatë, duket se qeveria nuk tërhiqet. Rreth tri muaj përpara zgjedhjeve, hapet sërish një panair pune. Mësohet se ky panair do të qëndrojë i hapur nga data 29 mars deri më 31 mars 2017, në Pallatin e Kongreseve.
“I nisur si një dëshirë për të sjellë ndryshimin në përshtatjen e kërkesës me ofertën, tashmë Panairi i Punës është kthyer në një institucion dhe domosdoshmëri për përshtatjen e burimeve njerëzore. Çdo vit në mënyrë progresive janë rritur kërkesat e kompanive dhe cilësia e punëdhënies, çka e bën Panairin e Punës një markë të garantuar suksesi.”, shkruhet në njoftimin ku ftohet të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.
(XH.A/SHUPLAKA)