23:49 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Grabitësit me armë i vodhën 10 milionë lekë në banesë, biznesmeni festonte fejesën e djalit

15:45 | 28/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitësit me armë i vodhën 10 milionë lekë në banesë, biznesmeni festonte fejesën e djalit

Nëfshatin Kamenicë rreth rreth orës 01:45 të ditës së djeshme në banesën e Nizami Bezati janë vjedhur 10 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa Nizami Bezati po festonte në një nga lokalet e zonës fejesën e djalit,në banesën e tij kanë shkuar autorët dhe kanë marrë shumën e parave.

Por ndërkohë Bezati kishte lënë dy shokë të djalit të tij që t’i ruanin banesën, por ata nuk kanë mundur t’i “bëjnë ballë” grabitësve. 

Sipas një portali online dy persona me armë e maska i kanë lidhur dhe dhunuar të rinjtë dhe më pas kishin marrë paratë. 

Detaje:

Fillimisht, autorët i kanë goditur dhe më tej i kanë lidhur. Më pas, ata kanë shkuar në dhomën e gjumit ku ndodhej kasaforta dhe kanë arritur ta hapin duke marrë 10 milionë lekë të vjetër. Veç parave, autorët kanë marrë edhe disa dokumente dhe më pas janë larguar duke i lënë të lidhur dy të rinjtë, që i zoti i shtëpisë i kishte lënë t’i ruanin banesën.

Pasi janë përpjekur për disa minuta, ata kanë arritur të lirohen dhe i kanë telefonuar Bezatit. Pronari i banesës, Nizami Bezati, apelon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që i ndodhi pikërisht në ditën e këtij gëzimi familjar.

Intervista:

Ku ndodheshit në momentin që ndodhi ngjarja?

Isha në një lokal me familjen dhe të afërmit e mi. Kishim gëzim, sepse fejova djalin dhe ishim mbledhur së bashku për të festuar. Gjithç- ka po shkonte mirë, kur më morën në telefon dhe më lajmëruan për atë që kishte ndodhur. E lashë sebepin dhe vrapova për në shtëpi, po çfarë të shihja…

Kush ju lajmëroi për vjedhjen?

Kisha lënë dy shokët e djalit që të më ruanin shtëpinë. Djemtë e mi kanë një biznes duralumini dhe kemi edhe disa zejtorë që punojmë, ndaj jam përpjekur të tregohem i kujdesshëm. Vazhdimisht kemi dëgjuar për grabitje dhe doja ta shmangia këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që diçka e tillë do të më ndodhte mua.

Kur erdhët në banesë, çfarë patë?

Djemtë më treguan se kishin ardhur dy persona me maska dhe armë, të cilët i kishin goditur dhe lidhur. Pashë se kishin hapur kasafortën dhe kishin marrë ç’kishin gjetur. Kisha rreth 10 milionë lekë të vjetra atje, që i kishim mbledhur nga puna me djersë. Përveç kësaj, kisha edhe disa dokumente, të cilat nuk e kuptoj për çfarë iu janë dashur që i kanë marrë.

A e denoncuat në polici?

Po, shkova dhe denoncova. Çfarë të them unë, nuk mund t’i vë gishtin askujt në momentin që nuk kam parë gjë me sytë e mi. Djemtë thanë se autorët duhej të ishin të një moshe të re, por gjithsesi unë nuk mund të bëj asnjë lloj akuze. Nuk më shqetëson humbja e lekëve sesa veprimi. Unë dua që të gjenden personat përgjegjës dhe të merren masa. Lekët, edhe nëse m’i kthejnë, nuk i fut më në shtëpi, do t’i çoj diku të bëj një vakëf apo diçka tjetër. Në ditë gëzimi më ndodhi kjo gjë dhe kjo është më e rëndë, është e frikshme që të mos kesh siguri as në shtëpinë tënde.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: 10 milionëKamenicevjedhja
Pas

130 mijë USD, Si e financon Rilindja biznesin privat të Zana Çelës

Para

Më në fund Elvana Gjata bashkohet me gjysmën e saj (FOTO)

Para
Këngëtaret, aktoret dhe moderatoret shqiptare që “i janë futur me kokë” biznesit, iu sjellim disa prej tyre

Më në fund Elvana Gjata bashkohet me gjysmën e saj (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.