08:47 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Luan Rama: Nuk ka zgjedhje pa opozitën edhe pse LSI u regjistrua në KQZ

16:21 | 28/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: “Reforma zgjedhore, testi i radhës” Kërkon bashkëpunimin e PD

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si subjekt politik garues në votimet e 18 qershorit. Por kjo parti deklaron se nuk mund të ketë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.

Nënkryetari i LSI-së, njëherazi kreu i grupit të saj parlamentar, Luan Rama, deklaron se në një vend demokratik, nuk mund të mendohet një proces zgjedhor pa garë gjithëpërfshirëse, pa pjesëmarrjen e opozitës. 

“Nuk e mendoj që ka në Shqipëri ndonjë njeri me logjikë arsyetimi racionale, që të mendojë që në 2017 Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje pa opozitën. Natyrisht ka një problem të madh, klasa politike në vend, sepse problemi më i madh është që është vrarë besimi, pra mungesa e besimit e krijon të gjithë këtë situatë, dhe është në përgjegjësinë e mazhorancës të demonstrojë konkretisht, hapa për të rikthyer besimin tek qytetarët në radhë të pare tek opozita, që zgjedhjet do të jenë në përputhje me standardet dhe do të garantojnë, jo vetëm shprehjen reale, por edhe leximin real të vullnetit të popullit. Shqiptarët duhet të ftohen në zgjedhje për të zgjedhur, jo thjesht për të votuar”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të LSI-së për “Vizion Plus”.

Më tej Rama shtoi se në politikë u asnjëherë kurrë nuk duhet thënë kurrë. 

“Në politikë unë mendoj se asnjëherë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Gjithmonë ka hapësira ende të pashfrytëzuara për të gjetur zgjidhje dhe për të bërë zgjedhje shumë racionale në të mirë e interes të vendit. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet të udhëheqë të gjithë qëndrimin politik dhe sjelljen politike është interesi i vendit. Çdo interes tjetër nuk mund të prevalojë mbi interesin e vendit dhe ju mos prisni që unë të them atë që nuk do ta thoja kurrë që, mazhoranca, qeverisja apo LSI-ja janë më të rëndësishëm se Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri dhe jo aventurë politike”, ka pohuar Luan Rama.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: Luan Rama
Pas

Qeveria e Kosovës lejon Vuçiç të hyjë në territorin kosovar, por i vë minutazhin…

Para

Shtohen tifozët në orët e fundit para ndeshjes me Bosnjen, radhë në sportelet e Elbasan Arena (FOTO)

Para
Shtohen tifozët në orët e fundit para ndeshjes me Bosnjen, radhë në sportelet e Elbasan Arena (FOTO)

Shtohen tifozët në orët e fundit para ndeshjes me Bosnjen, radhë në sportelet e Elbasan Arena (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga vrasja te pjesëmarrje në grup kriminal dhe…/ Ekstradohet sot nga Dubai Denis Bajri

“Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”/ U mor i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Japoninë, përfshirë tarifën prej 15%

Gjermania deporton 43 migrantë në Irak

Ministrja e Kulturës e Francës do të gjykohet për korrupsion të dyshuar ndërsa ishte eurodeputete

Kina kërkon kontroll mbi ‘ligjin e xhunglës’ gjatë luftës në Gaza

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.