Taulant Xhaka, mesfushori i Bazelit dhe kombetares shqiptare feston sot 25 vjetorin e tij të lindjes. Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka, ka uruar lojtarin në faqen e tij në rrjetet sociale.
Xhaka së fundmi është krisur me trajnerin e Kombëtares De Biazi dhe për këtë arsye jo më larg se dje deklaroi se nuk do ishte më pjesë e përfaqësueses kuqezi deri në momentin që italiani të ishte në krye të skuadrës shqiptare.
Për këtë arsye, mendohej për një ftohje të marrdhënieve të tij edhe me kreun e FSHF-së, por siç duket nga komenti i tij në postimin e Dukës, kjo nuk është e vërtetë.
Xhaka shkruan:
“Faliminderit President”!.
Pas vendimit të mesfushorit për t’u larguar nga Kombëtarja, të shumtë ishin tifozët të cilët i shkruajtën duke i bërë thirrje të kthehej, për të kontribuar në skuadrën e të gjithë shqiptarëve.
Menjëherë pas ndeshjes me Italinë, u përfol për probleme midis De Biasit dhe mesfushorit, Taulant Xhaka, por trajneri mohoi gjithçka dje në një konferencë për shtyp.
Trajneri tha se Xhaka u largua nga grumbullimi për probleme personale, duke mohuar përplasjet me futbollistin.
Vetë Xhaka, në një reagim zyrtar, ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi.
(M.D/ Shuplaka)