Trajneri Xhani De Biazi reagon pas përfundimit të ndeshjes miqësore kundër Bosnjë Hercegovinës me një rezultat 2:1.
Në një deklaratë për mediat, De Biazi pranoi se ekipi po përjetonte një krizë megjithatë ka shtuar se “Rezultati i drejtë në fushë do të ishte fitorja në fushë, do të ishte rezultat i drejtë po të fitonim”
Megjithatë sipas trajnerit të Kombëtares, situata do të përmirësohet dhe ekipi do të shohë përpara.
“Ekipi humbi një ndeshje miqësore por e rëndësishme ishte që u testuan mjaft lojtarë dhe kapiteni Hysaj është një nga futbollistat më të mirë të Shqipërisë. E futëm në loje si një nga më të mirët e kombëtares sonë dhe e justifikoi plotësisht.
Me punë më të madhe duhet të kapërcejmë krizën e rezultateve. Megjithatë ekipi ynë luan mirë dhe kështu ndodhi edhe sot. Situata që po kalojmë na mëson shumë gjëra. Humbjet na kushtojnë shumë, shumë ne trajnerëve. Kemi ekip shumë të mirë. Ata që e çuan Shqipërinë në Evropian tani pas 4 humbjesh po kryqëzohen por ne jemi në gjendje të shkojmë gjithmonë përpara”, deklaroi De Biazi. (D.D/Shuplaka)