Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka mirëpritur së fundmi në një takim zv/ministrin e Lituanisë, Paulius Griciunas.
Në takimin mes tyre, zv/ministri i Drejtësisë në Lituani mësohet se ka shprehur interes lidhur me stadin aktual të reformës në drejtësi, për të cilën Ministri Vasili vlerësoi se ka hyrë në një fazë intensive.
Ata kanë diskutuar ndër të tjera edhe mbi rëndësinë e kuadrit ligjor aktual në fushën e mbrotjes së konsumatorit, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij drejt standardizimit me përvojat më të mira europiane.
Lidhur me këtë çështje, zv/ministri Griciunas foli për ekspertizën që Lituania po jep në këtë drejtim, përmes projektesh konkrete binjakëzimi, çështje që ministri Vasili e ka konsideruar si një çështje mjaft sensitive për publikun duke theksuar se për shkak të impaktit të gjerë, mekanizmat e kontrollit lidhur me mbrotjen e konsumatorit duhet eksploruar dhe zhvilluar më tej.
(XH.A/SHUPLAKA)
(Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili në takim me zv/ministrin e Drejtësisë në Lituani, Paulius Griciunas)