Prilli do të jetë muaji më i ngjeshur përsa i përket zhvillimeve politike. Nga afati përfundimtar për regjistrimin e partive në zgjedhje te zgjedhja e Presidentit të Ri.
Duhet thënë se zgjedhja e Presidentit është një nga pikat që do të tregojë edhe qëndrimet e palëve në koalicionin qeverisës.
Opozita vijon të qëndrojë në shesh, Rama shprehet se i ka votat që i duhen po kërkon që të arrijë konsensus të gjerë dhe Opozita që vijon të qëndrojë në çadër.
Data e nisjes së procedurës Parlamentare për zgjedhjen e Presidentit është 10 prilli. Duhet thënë se zgjedhja e Presidentit në vendin tonë mund të bëhet edhe me një shumicë prej 71 deputetësh dhe jo domosdoshmërisht kërkon një konsensus të gjerë.
Nuk dihen ende emra po shumë është përfolur që Presidenti i ardhshëm do të jetë një femër, dhe nëse kjo do të zgjidhej do të shënonte të parën për postin më të lartë të drejtimi të shtetit.
Deri në 10 prill duhen edhe pothuajse 2 javë, po ajo që shihet qartë është se palët nuk e kanë as vullnetin të ulen në tryezën e diskutimit. (E.K/SHUPLAKA)