Situata e drogës në Shqipëri është mjaft problematike, me lajme çdo ditë për sasi të kapura. Titujt e gazetave, televizionet, portalet të gjitha janë mbushur me lajme droge.
Madje në një gjuhë miqësore gazetari i ‘TCH’ Klodian Tomorri i thotë ish-ministrit Tahiri se nëse kërkon me fjalë kyçe drogë i dalin një pafundësi lajmesh.
‘’O Saje na ke hapur punë. Në arkivat e tv-ve, kronikat ruhen me fjale kyç, në mënyrë që më vone kur të duhen pamjet ose personazhet e një kronike të caktuar ti e gjen kollaj përmes fjalës kyç.
Kush e gjen dot, ça ndodh tani po të kërkosh në arkivë me fjalën kyc droge ose hashash, ose kanabis?
Your search returned 178 365 122 483 items’’, shkruan Tomorri.
Tashmë ish-ministri Tahiri nuk mund të ndryshojë ç’është bërë po një gjë është e sigurt lufta për kultivimin e kanabisit duhet të jetë më e fortë. (E.K/SHUPLAKA)