Prej dy ditësh flitet për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtarit të dashur shqiptar, Françesk Radi. Figura të njohura të ekranit kanë shprehur solidaritetin e tyre duke uruar shërim të shpejtë të tij.
Mes tyre, edhe deputetja Esmeralda Shkjau, ka reaguar përmes një fotoje ku shfaqet çifti Radi. Ajo lutet për shërimin e shpejtë të artitit: “Lutje nga zemra për shërimin e shpejtë të artistit tonë Françesk Radi.”
Një ditë më parë, bashkëshortja e këngëtarit bëri të ditur se Françesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, çka e bën të pamundur transportimin e tij jashtë.
(XH.A/SHUPLAKA)

Discussion about this post