Një sasi e madhe droge është zbuluar dhe konfiskuar në Paqësor nga Roja Bregdetare. Janë zbuluar jo pak, por plot 16 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë dollarë.
Ky aksion u finalizua të martën pas zbulimit të një serie trafikimesh të kryera në një periudhë 26 ditore.
Në konferencën për shtyp, zyrtarët bënë me dije se bëhet fjalë për një sasi të stërmadhe kokaine me vlerë 420 milionë dollarë. Në misionin prej gati një muaji që u finalizua me këtë sekuestrim gjigand, u angazhuan SHBA-të, Rojet Bregdetare, partnerët kanadezë.
Zyrtarët bënë me dije se gjatë këtij aksioni masiv, u ndaluan ndër të tjera shtatë anije, 30 konbtrabadistë.
(XH.A/SHUPLAKA)
#happeningnow Offload of 16 tons cocaine by @USCG Cutter James & Helicopter Interdiction tactical squadron #nodrugs pic.twitter.com/9Ug8fNKrIt
— USCGSoutheast (@USCGSoutheast) March 28, 2017