Pas anulimit të vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Enver Hoxhaj deklaron se Vuçiçi po manipulon serbët për qëllime politike.
“Vuçiç po vazhdon me logjikën e vjetër të manipulimit të qytetarëve serbë të Kosovës për qëllime të veta politike dhe të fushatës zgjedhore të tij.
Fillimisht e ka keqintepretuar vullnetin e mirë të Kosovës për t’i lejuar vizitën disa orëshe në Kosovë, duke u sjellë si viktimë, ndërsa sot ka nxitur individë për të provokuar, kinse janë penguar të marrin pjesë në tubime zgjedhore. Por, kjo flet për diçka tjetër, që Vuçiç po përpiqet ta fshehë mungesën e përkrahjes së serbëve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj për mediat.
Nga ana tjetër, mediat serbe shkruajnë se më shumë se 60 autobusë me serbë të cilët ishin nisur për në një tubim në Kosovë, janë ndaluar në shumë vende pasi shumë kosovarë ishin mbledhur në rrugën Gjilan–Prishtinë dhe Prishtinë-Mitrovicë, për të kundërshtuar mbërritjen e tyre.
Tubim ishte paralajmëruar për në orën 13:00, dhe ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por ky i fundit e anulloi takimin në momentin e fundit për shkak të protestave të kosovarëve. (D.D/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/03/Enver-hoxhaj-650x358-600x330.jpg)