Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i kundërpërgjigjet ministrit të Punëve të jashtme Ditmir Bushati, pasi vetëm rreth dy orë më parë, ky i fundit akuzoi kreun e opozitës Lulzim Basha se kishte thyer një rregull të pashkruar duke hedhur baltë mbi atdheun në kongresin e PPE-së në Maltë.
“Pushteti tek ne “e ka bë baltë” për të mos e thënë akoma më popullorçe…..e ka .. në baltë z. Ministër!
Dhe e ka bë shqeto shqip e jo në gjuhë të huaj!
Baltë me drogë….
Baltë me koncesione korruptive…
Baltë me kriminelë…
Baltë me hajdutëri…
Baltë me papunësi…”, shkruan Boçi.
“Shqipëria vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit, dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin”, tha Basha sot në Kongres.
Ndër të tjera ai akuzoi nga Malta qeverinë, që sipas tij kërkon të manipulojë zgjedhjet. Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet.
REAGIMI I PLOTË BOÇIT
Balta e pushtetit jo e Atdheut!
(Replikë “e detyruar” me Ministrin e quajtur të jashtëm)
Pushteti tek ne “e ka bë baltë” për të mos e thënë akoma më popullorçe…..e ka .. në baltë z. Ministër!
Dhe e ka bë shqeto shqip e jo në gjuhë të huaj!
Baltë me drogë….
Baltë me koncesione korruptive…
Baltë me kriminelë…
Baltë me hajdutëri…
Baltë me papunësi…
Baltë e llucë kudo në moçalin tuaj, brenda së cilës ajo Reforma në Drejtësi, për të cilën pëllisni vend e pa vend, duket si një fije bari, nga ku prisni shpëtimin.
Kjo është balta e pushtetit tuaj z. Bushati dhe jo e Atdheut!
Basha thjesht jua përplasi në surrat sot!
Kjo balta-llucë është vepra juaj dhe sigurisht është dhe vendi ku doni të bëni betejën tuaj të zgjedhjeve të zhdrejta e të çndershme.
Por nga mençuria popullore ka një porosi:
“Mos u ndesh me derrin në baltë-llucën e tij, sepse aty fiton gjithmonë derri!” (D.D/Shuplaka)

Discussion about this post